Ousmane Dembele është nisur për në Finlandë ku do të operohet pas lëndimit që e pësoi, ndërsa trajneri Ernesto Valverde ka thënë se një lojtar me përvojë nuk do të bënte të njëjtën lëvizje sikurse që e bëri ai te lëndimi.
Barcelona duhet të bëjë pa lojtarin në katër muajt e ardhshëm.
“Është e qartë që ai lojtar nuk ka pasur asnjëherë probleme muskulore dhe nuk e ka përvojën ta kuptojë këtë”.
“Një lojtarë me përvojë nuk do ta bënte atë lëvizje që Dembele e bëri”.
Ish trajneri i Athletic Bilbaos foli edhe për zëvendësuesin e lojtarit.
“Më e vështira për lojtarët është se kur lëndohen duhet të kenë durim, të punojnë vetëm dhe të kenë progres dal ngadalë”.
“Ai është i ri dhe është pjesë e vështirë e karrierës së ti kjo”.
“Nuk duam të ndodhin, por ja qe kemi lëndime muskulore dhe të gjurit”.
“Kemi disa lojtarë që mund të luajnë në pozicionin e tij. Gerard Deulofeu, Aleix Vidal, Denis Suarez , Andre Gomes janë disa nga emrat nga banka rezervë që mund të jenë alternativa”, ka thënë Valverde. /Telegrafi/