Site icon Telegrafi

Valon Ethemi vazhdon shkëlqimin në Turqi, realizon golin e tetë sezonal

Valon Ethemi ka vazhduar shkëlqimin në elitën e futbollit turk.

Mesfushori shqiptar nga Maqedonia e Veriut ka realizuar një tjetër gol me fanellën e Istanbulsporit.

Ethemi e ka nisur ndeshjen mes Istanbulspor dhe Kayserispor nga minuta e parë si gjithmonë, ku skuadra e tij u mposht 2-4 në shtëpi.

Reprezentuesi i Maqedonisë së Veriut arriti të realizonte golin e dytë për skuadrën e tij në minutën e 32-të pas asistimit nga Eyanga-Lokilo.

Për Ethemin ky ishte goli i tetë këtë kampionat, derisa ka bërë edhe tre asistime.

Në këtë ndeshje për Istanbulsporin u inkaudruan edhe dyshja tjetër shqiptare Jetmir Topalli e Eduardo Rroca. /Telegrafi/

 

Exit mobile version