Valon Berisha ka vazhduar me formën e mirë, duke realizuar gol në Ligën e Konferencës, ku skaudra e tij LASKu mposht në udhëtim te Borci i Banjallukësme rezultat 2-1.
Berisha në minutën e 51-të të ndeshjes shënoi me gjuajtje nga zona, falë edhe devijimit nga një mbrojtës kundërshtar.
Për mesfushorin 31-vjeçar të Kosovës, ishte goli i pestë në 21 paraqitje në të gjitha garat.
Berisha që po ka paraqitje të mira ka edhe pesë asistime.
LASK-u pas katër ndeshjeve të luajtura ka vetëm 2 pikë në Ligën e Konferencës. /Telegrafi/