Site icon Telegrafi

Valon Berisha pritet t’i mungojë Kosovës për dy ndeshjet e shtatorit

Përfaqësuesja e Kosovës pritet të ketë një mungesë të madhe në dy ndeshjet e projektuara për tu zhvilluar në shtator në kuadër të Ligës së Kombeve.

Njëri prej më të mirëve tek Kosova, Valon Berisha, rrezikon seriozisht të mbetet jashtë grumbullimit të Kosovës për dy ndeshjet e shtatorit.

Kosova më 7 shtator takohet me Azerbajxhanin në Baku, kurse tri ditë më vonë pret Ishujt Faroe, ndeshjen këto të vlefshme për fillimin e kampanjës së Ligës së Kombeve.

Lexo po ashtu Lojtarët e Kosovës që ndryshuan ambient në këtë afat kalimtar – Berisha, Ujkani, Celina, Kololli, Sahiti e Kryeziu, emrat që ndërruan skuadër

Mesfushori i Lazios, po vuan nga një dëmtim dhe për këtë arsye nuk është grumbulluar as për ndeshjen e fundjavës me Juventusin.

Kjo ka bërë që ai të jetë në dyshim nëse do të jetë i grumbulluar nga përzgjedhësi i Kosovës, Bernard Challandes.

Lexo po ashtu Challandes: Mezi pres të luajmë në shtëpi, nuk e kemi lehtë në Kupën e Kombeve

Zvicerani pritet ta publikojë listën e lojtarëve gjatë javës së ardhshme.

Ndryshe, Valon Berisha ishte ndër më të mirët te Kosova në kualifikimet e para të zhvilluara për Përfaqësuesen tonë.

Exit mobile version