Site icon Telegrafi

Valdrin Sahitit i zhvleftësohet pasaporta diplomatike

Stilistit të njohur shqiptar, Valdrin Sahiti, i është zhvleftësuar pasaporta diplomatika nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës.

Ky veprim ka ndodhru me dëshirën e vet disenjatorit, i cili e ka dorëzuar pasaportën diplomatike në MPJD.

Këtë e ka bërë të ditur vet zyrtarja për media nga Ministria e Punëve të Jashtme, Qëndresa Fazliu, në një përgjigje për Telegrafin.

“z.Sahiti ka dorëzuar në MPJD pasaportën diplomatike me datë 26.04.2023.Të njëjtit me kërkesë të tij, i është pa vleftësuar pasaporta diplomatike”, ka thënë ajo.

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi)

Ndonëse ky veprim vjen pas raportimit në disa media se i njëjti ishte zënë me drogë javë më parë në Aeroportin e Turqisë, MPJD thonë se nuk kanë pranuar një raport zyrtar lidhur me këtë çështje nga homologët e tyre në Turqi.

”Gjithashtu ju njoftojmë se deri tani, MPJD nuk ka pranuar asnjë raport zyrtar nga autoritetet turke, lidhur me raportimet e mediave për ndalimin a arrestimin e z. Sahiti në shtetin turk”, theksoi ajo.

Valdrin Sahiti (Foto: Valdrin Sahiti/Instagram)

Valdrinit i ishte dhënë pasaporta diplomatike nga Ish-Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj – Stublla, e cila mbante këtë post gjatë Qeverisë Hoti. /Telegrafi/

Exit mobile version