Telekomi i Kosovës të dielën ka lansuar rrjetin 5G edhe në Dragash.
Për shkak se terreni ka qenë i papërshtatshëm dhe nuk kanë mundur të vazhdonin me veturë, ata kanë gjetur një zgjidhje tjetër, që pajisjet të barten me gomarë.
Telegrafi, ka siguruar disa pamje ku shihen punëtorët duke i dërguar pajisjet e tyre me gomarë.
Ndryshe, zëvendësimi i teknologjisë është pjesë e modernizimit të rrjetit mobil në të gjithë Kosovën, Telekomi i Kosovës synon që brenda këtij viti të përfundojë modernizimin e rrjetit në tërë vendin. /Telegrafi/