Vajzat serbe: Nuk do të martoheshim me shqiptarë (Video)
13/04/2015
Së fundmi, mediat serbe kanë organizuar një sondazh me qytetarët e kryeqytetit serb, Beogradit, me temën “A do të martoheshit me një grua shqiptare apo me një mashkull shqiptar”, transmeton Telegrafi.
Megjithëse, disa prej të anketuarve pranuan se dashuria nuk njeh religjion, racë apo kombësi, shumica prej tyre ishin kategorikisht kundër martesave me femrat shqiptar, posaçërisht me meshkujt nga Kosova.
Kujtojmë edhe sipas hulumtimit të kryer nga Programi për Zhvillim i Kombeve të Bashkuara të vitit 2014, pjesa më e madhe e serbëve nuk janë të gatshëm që të punojnë së bashku apo të jetojnë me shqiptarët, përkatësisht pothuajse asnjë femër nuk është e gatshme që të martohet me një mashkull shqiptar. /Telegrafi/


