Banorët e Big Brother VIP Kosova 2, Adri Rrogaqi dhe Iliriana Sadriu, të premten kurorëzuan dashurinë e tyre me martesë në një ceremoni private në ‘Klan Arena’.
Një natë më pas, bukuroshes nga Ferizaj iu organizua ‘Dita e Çikave’, ashtu siç e do tradita me veshje kombëtare shqiptare.
Të gjitha vajzat e këtij reality shou u shfaqën me veshje të ndryshme, gjersa kënduan e vallëzuan deri në orët e vona të asaj nate.
Pas mbarimit të kësaj ngjarjeje, ato kanë qëndruar pranë njëra-tjetrës duke biseduar, kryesisht rreth ushqimit.
Ato kanë treguar preferencat e tyre në ushqim dhe HEB’S u përmend vazhdimisht në këtë mes.
Të njëjtat kanë cekur disa nga ushqimet e freskëta që iu pëlqejnë nga HEB’S, si dhe u tha që janë gjithnjë të nxehta e me shumë shije.
HEB’S ndërkohë edhe këtë vit është sponsor gjeneral i Big Brother VIP Kosova, për të cilin kanë folur edhe shumë banorë të tjerë, ndonëse shija mbetet e pa-rezistueshme. /Telegrafi/