Rowan zgjedhi fustanin e kuq të yllit Brooke Shields për mbrëmjen e maturës, fustan ky i veshur në vitin 1998 në Gloden Globes.
“Mendova se ishte një natë e veçantë kur unë isha nominuar për një Glob të Artë dhe vesha këtë fustan në vitin 1998, por asgjë nuk mund të më kishte përgatitur për të parë vajzën time që e mbante atë në mbrëmjen e saj të maturës”, shkroi aktorja në Instagram gjatë fundjavës. “Mama krenare!”.
Shields, tani 56 vjeç, u nominua në ’98 për çmimin ‘Aktorja më e Mirë në një Seri Komedi’ për serialin “Suddenly Susan” por nuk arriti të fitoj.
Në Globes, Shields e shoqëroi fustanin e saj të kuq pa rrip me një lloj pelerine që përputhej – plus buzëkuq të kuq të ndezur dhe manikyrin me të njëjtën ngjyrë. Unazat me diamant të dukshme në dorën e saj të majtë duket se janë nga burri i saj i atëhershëm Andre Agassi, me të cilin u divorcua në vitin 1999.
Për mbrëmjen e maturës, 18-vjeçarja Rowan – e cila është vajza e madhe e Shields me burrin Chris Henchy – largoi pelerinën dhe zgjodhi grim më të lehtë me nuanca neutrale në buzët dhe thonjtë e saj.
Ajo shtoi stilin e saj personal me një çantë të zezë Hermès, byzylyk të thjeshtë me rrathë, shumë unaza dhe një kurorë dore të bardhë.
Shields dhe Henchy, të cilët u martuan në 2001, janë gjithashtu prindër të një vajze 15-vjeçare të quajtur Grier. /Telegrafi/