Vajza e këngëtares Beyonce, Blue Ivy, është nominuar për herë të parë në BET Awards, në moshën tetëvjeçare.
Kjo ka ardhur si rrjedhojë e publikimit të këngës së përbashkët të tyre “Brown Skin Girl”, shkruan Daily Mail.
Kënga, e cila erdhi në bashkëpunim edhe me WizKid dhe Saint JHN, është publikuar si pjesë e filmit “The Lion King” në vitin 2019.
Derisa për Blue është hera e parë që është nominuar, nëna e saj numëron katër nominime për këtë vit, për kategoritë, artistja më e mirë R&B/Pop , për albumin e vitit dhe filmin më të mirë.
Ndërkaq, kënga “Brown Skin Girl” vitin e kaluar ka fituar një numër të madh të çmimeve në festivale të ndryshme.
Kohët e fundit, Beyonce dhe bashkëshorti i saj, Jay-Z, kanë filluar të njoftojnë publikun për pasionin e madh që ka vajza e tyre për muzikën. /Telegrafi/