Ju duhet të keni dëgjuar se përdorimi i disa losioneve për t’u mbrojtur nga pickimi i rriqrave dhe mushkonjave nuk është zgjidhja më e mirë
Një nga alternativat më të mira është vaji i kokosit. Ai përmban acide yndyrore që veprojnë si losion natyral i shkëlqyer.
Ekspertët nga Departamenti Amerikan i Bujqësisë bënë një studim që u publikua në revistën shkencore Scientific Reports.
Raportet mbi eksperimentet e kryera thonë se ata ishin në gjendje të identifikonin acidet yndyrore në vajin e kokosit, të cilat janë veçanërisht efektive në mbrojtjen kundër pickimit të insekteve.
Në eksperimentet, ata përdorën një formë të izoluar të acideve yndyrore, që do të thotë se përqendrimet ishin shumë më të larta se ato të pranishme në mënyrë natyrale në vajin e kokosit.
Për çdo 100 gramë vaj kokosi, përdorni rreth 10 pika vaj esencial ose përzierje vaji esencial sipas dëshirës tuaj.
Pasi të jeni të sigurt se lëkura e toleron mirë, mund ta aplikoni në të gjithë trupin. Përqendrohuni, natyrisht, kryesisht në ato zona që janë më të ekspozuara. Në ditët kur kaloni më shumë kohë në natyrë, mos harroni ta aplikoni rregullisht. Riaplikimi është i nevojshëm edhe me djersitje të madhe.
Shmangni aplikimin në zonat afër gojës ose syve. Përdorni vetëm në vende që nuk janë të mbrojtura me veshje.
Duke bërë këtë, sigurohuni që të mos përdorni më shumë seç duhet dhe të mos e aplikoni shpesh. Gjithmonë bëni dush pas përdorimit. /KP