Një 42-vjeçar në Maliq është arrestuar në flagrancë, pasi ushtronte dhunë ndaj bashkëshortes dhe babit të tij.
Sipas njoftimit të policisë personi me inicialet M.K ushtronte dhunë në mënyrë të vazhdueshme ndaj gruas dhe babait të tij për motive të dobëta.
Gjithashtu në njoftim thuhet se 24-vjeçari ka dëmtuar me sende të forta automjetin dhe orenditë shtëpiake.
Njoftimi i policisë:
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Maliq, menjëherë pas njoftimit për një rast dhune në familje, kanë shkuar menjëherë në adresën e dhënë. Si rezultat i veprimeve të shpejta të shërbimeve policore, është kapur dhe vënë në pranga shtetasi M. K., 42 vjeç, banues në fshatin Pendavinj, Maliq.
Nga veprimet hetimore dyshohet se shtetasi M. K. ka ushtruar vazhdimisht dhunë për motive të dobëta, ndaj bashkëshortes dhe babait të tij, të cilët u pajisën me urdhër mbrojtjeje. Gjithashtu, dyshohet se shtetasi M. K. ka dëmtuar me sende të forta, orenditë shtëpie dhe automjetin e tij.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme. /Telegrafi/