Site icon Telegrafi

Ushtrimi dobiprurës i mjekut Deepak Chopra: Shëroni dhembjen e kokës për vetëm 50 sekonda

Ky ushtrim i famshëm i mësuesit shpirtëror do të zbusë dhembjen e kokës dhe do t’ju tregojë se si mund t’i kontrolloni proceset në trupin tuaj!

Mjeku guru Deepak Chopra është autor i shumë librave të suksesshëm siç janë: “Trupi e shpirti”, “Lumi i përjetësisë”, “Krijimi i begatisë”, “Shërimi me kuante”, “Jeta e pakushtëzuar”, “Shëndeti i përsosur” dhe “Kthimi i Rishijes”, transmeton Telegrafi.

Ligjërimet e tij revolucionare, si dhe librat e tij, e lidhin fizikën dhe filozofinë, praktikën dhe shpirtëroren, respektin e denjë të urtësisë së Lindjes si dhe dijen bashkëkohore të Perëndimit duke dhënë rezultate të shkëlqyeshme.

Me ndihmën e konceptit interesant të mjekut Deepak Chopra zgjidhni dhimbjen e kokës të cilit do lloji.

Për ta bërë drejt këtë meditim specifik, duhet të veproni kështu:

Shtrini duart në atë mënyrë që të mund t’i shihni dhe të kthyera me shuplaka lart. Mbyllni sytë dhe qetësohuni. Përqendrohuni në frymëmarrje për disa sekonda.

Orientoni mendjen drejt mesit të gjoksit, ku ju rrah zemra. Provoni të ndieni se si ju rrah zemra edhe si tingull edhe si ndjenjë.

Mbase nuk jeni lidhur mirë me trupin tuaj, andaj vështirë do të arrini të ndieni rrahjen e zemrës në përpjekjen e parë. Mos u brengosni, ushtroni, përqendrohuni sado që të keni mundësi.

Përpiquni që të orientoni mendjen në atë drejtim, në mënyrë që të mund t’i analizoni rrahjet e zemrës. Dëgjojeni, dhe thoni të ngadalësojë.

Pastaj, orientoni mendjen drejt majave të gishtave. Përpiquni në atë pjesë të ndieni rrahjet e zemrës. Kur ta arrini atë dijeni që e keni riorientuar gjakun nga truri në gjymtyrë.

Shtypja është ulur, ritmi i zemrës është ngadalësuar dhe dhembja e kokës është zhdukur. /Telegrafi/

Exit mobile version