Por, me hulumtimet e reja, po del se këto ushtrime nuk i bëjnë asgjë bebes, e madje e ndihmojnë nënën në momentin kur është duke e lindur fëmijën.
Më parë mendohej se disa pozita të caktuara joge, bënin që fëmija të jetë në pozitë jo të duhur, duke bërë që zemra t’i rrahë më fortë, që për pasojë mund të ketë probleme të ndryshme.
Shtatzënat, kanë evituar një numër të madh pozitash gjatë jogës, apo edhe i kanë lënë këto ushtrime, vetëm që të mos i shkaktojnë probleme foshnjës.
Hulumtimet e reja, tregojnë se foshnja nuk pëson asnjë dëmtim, derisa nëna është duke kryer ushtrime joga, transmeton Telegrafi.
Ushtrimet joga për shtatzënat janë kombinime të ushtrimeve për forcim të trupit. Për më tepër, këto ushtrime e përgatisin nënën, që dhimbjet e lindjes, t’i përjetoi më me lehtësi.
Në këtë mënyrë rritet fuqia dhe qëndrueshmëria, prandaj ky është një ushtrim i përkryer i cili ju përgatit për nevoja fizike, emocionale dhe mendore të shtatzënisë dhe lindjes.
Nëse tashmë keni një praktikë të krijuar joga, nuk keni pse të hiqni dorë plotësisht nga ajo sapo të mbeteni shtatzënë. Shumë poza do të jenë të sigurta për të vazhduar, ndërsa të tjerat mund të kenë nevojë të modifikohen ose hiqen.
Është një ide e mirë të njoftoni instruktorin tuaj se jeni shtatzënë. /Telegrafi/