Ushtria ruse ka kryer një sulm mbi ndërtesat kolektive në qytetin Kharkiv, që është i dyti për nga madhësia në Ukrainë.
Si pasojë e kësaj një person ka humbur jetën, kur raketat ruse goditën bllokun e ndërtesave kolektive, transmeton Telegrafi.
Këtë e ka konfirmuar edhe Oleh Synehubov, guvernator rajonal i cili tha se akoma nuk dihet numri i personave të lënduar, dhe atyre që mund të kenë ngecur nën rrënoja.
Deri më tani janë konfirmuar tre të lënduar, por sipas Synehubovit ka shumë tjerë që kanë ngecur nën rrënoja.
“Raketat e armikut goditën bllokun e ndërtesave kolektiv në qendër të qytetit”, shtoi guvernatori rajonal.
“Indikacionet e para janë se bëhet fjalë për raketa të sistemit raketor C-300”, tha ndër tjera Synehubov. /Telegrafi/
The aftermath of the #Russian attack on a residential building in #Kharkiv. pic.twitter.com/oNtKzBqi0X
— NEXTA (@nexta_tv) January 30, 2023
Three people were injured and one killed as a result of the #Russian strike on a residential building in #Kharkiv, reports the regional military administration. pic.twitter.com/nHjNKENK9T
— NEXTA (@nexta_tv) January 30, 2023