Site icon Telegrafi

Ushtria izraelite pretendon se ka vrarë një anëtar tjetër të lartë të Hamasit

Një anëtar i lartë i Hamasit në Rripin e Gazës, i cili ishte i përfshirë në drejtimin e sulmeve në Bregun Perëndimor, u vra në një sulm ajror të fundit, njofton IDF.

Sipas ushtrisë izraelite, Nael Sakhel u vu në shënjestër më 24 korrik, dhe disa ditë më vonë, u morën informacione se ai u vra, transmeton Telegrafi.

Sakhel kishte qenë anëtar i të ashtuquajturës selisë së Hamasit në Bregun Perëndimor për më shumë se një dekadë, thotë IDF.

Njësia me seli në Rripin e Gazës akuzohet për drejtimin e sulmeve ndaj Izraelit nga ose brenda Bregut Perëndimor.

Sipas IDF-së, Sakhel ishte i përfshirë në financimin dhe sigurimin e armëve për celulat në Bregun Perëndimor.

Sakhel ishte arrestuar për herë të parë nga Izraeli në vitin 2003, dhe ishte dënuar me burgim të përjetshëm për përfshirje në një sulm vetëvrasës në Izrael.

Më pas ai u lirua dhe u internua në Gaza në një marrëveshje të vitit 2011, në të cilën Izraeli shkëmbeu 1027 të dënuar për terrorizëm me ushtarin e robëruar Gilad Shalit. /Telegrafi/

 

 

 

Exit mobile version