Njësia e artilerisë së ushtrisë amerikane në Oklahoma, ka shfrytëzuar sistemin e avancuar raketor HIMARS për “mision të veçantë”, me rastin e natës së shtrigave e njohur ndryshe si Halloëeen.
Sistemi raketor ka shkrepur bonbone për fëmijë, të cilat filluan t’i mbledhin vogëlushët, transmeton Telegrafi.
Baza ushtarake amerikane në afërsi të Laweon të Oklahomës është shtëpia e disa shkollave artilerike, ku pjesëtarët e ushtrisë mësojnë si t’i përdorin armët e ndryshme.
Kjo bazë shtrihet në 380 kilometra katrorë, e në të gjenden 16.500 ushtarë si dhe 7 mijë pjesëtarë të personelit civilë.
M142 HIMARS është sistem i avancuar raketor i kalibrit 155 mm, që SHBA-të së fundmi ia dorëzuan Ukrainës që të mbrohet nga agresioni rus. /Telegrafi/