Site icon Telegrafi

Ushtria amerikane në Poloni përgatitet për të pritur refugjatët nga Ukraina  

Ushtarët amerikanë po bëhen gati të afrohen më pranë kufijve të Polonisë me Ukrainën, për të ndihmuar procesin e atyre që largohen nga vendi pas pushtimit rus, ka njoftuar zëdhënësi i ushtrisë, shkruan New York Times.

Mbi 5,500 trupa amerikane kanë arritur këtë muaj në Poloni dhe po bashkëpunojnë me trupat polake, për të filluar punën e qendrave në afërsi të kufirit, për t’i ndihmuar të menaxhojnë situatën kur dhjetëra mijëra njerëz pritet të largohen nga shteti fqinj – pra Ukraina, transmeton Telegrafi.

Në anën tjetër, ministria polake e Mbrojtjes ka rritur nivelin e gatishmërisë – ku u është kërkuar ushtarëve të jenë në qëndrim mbrojtës. Të gjitha udhëtimet zyrtare të tyre janë anuluar.

E administrata e Joe Biden vazhdimisht ka potencuar se trupat amerikane nuk do të luftojnë në Ukrainë apo të shpëtojnë amerikanë që kanë ngecur atje – tani kur rusët po kryejnë sulme.

Por kolegët e tyre polakë po bëhen gati në disa qendra për evakuime të mundshme që mund të ndodhin. Në Jasionka të Polonisë, është hapur qendra e pajisur me shtretër për 500 persona, e sipas zyrtarëve amerikanë kapacitet e saj mund të rriten shpejtë.

Gjithashtu kanë theksuar se sulmet në Ukrainë mund të rezultojnë me një deri në pesë milionë refugjatë, ku shumica prej tyre do të shkojnë në Poloni. E kjo nënkupton numrin më të madh të refugjatëve në Evropë që nga vitit 2015. /Telegrafi/

 

Exit mobile version