Telegrafi

Ushtarët ukrainas tallen me gjeneralët e Putinit – “alo, alo na duhen dy tanke” në Kursk

Trupat ukrainase janë tallur me gjeneralët e Vladimir Putinit pasi pushtuan një post komandimi në rajonin kufitar rus të Kurskut.

Në videon, i cili u shpërnda nga blogeri për WarTranslated Dmitri Masinski, dy ushtarë thonë me shaka “kemi kërkuar dy tanke!”

E qeshura shpërthen mes burrave, siç thotë një tjetër ushtar “merre një stilolaps dhe shkruaje atë”, shkruan skynews.


Një ushtar pretendon se thërret gjeneralin e ushtrisë ruse, Valery Gerasimov dhe bërtet “ku është municioni?”

Më herët sot, zyrtarë të lartë të Kievit thanë se Ukraina po krijonte një “zonë tampon” në rajon dhe planet për të organizuar ndihmë humanitare dhe korridore evakuimi për civilët që kërkojnë të shkojnë ose në Rusi ose në Ukrainë janë duke u zhvilluar.

Ndryshe, Ukraina ka nisur tash e dhjetë ditë një inkursion brenda Rusisë, duke shkaktuar dëme të mëdha infrastrukturës ushtarake. /Telegrafi/