Të dielën, një numër ushtarësh ukrainas kanë mbërritur në Britaninë e Madhe për t’u trajnuar në tanket kryesore të betejës Challenger 2.
Këtë e ka bërë të ditur Ministria Britanike e Mbrojtjes në Twitter, transmeton Ukrinform.
“Ekuipazhet ukrainase të tankeve kanë mbërritur në MB për të filluar stërvitjen për luftën e tyre të vazhdueshme kundër Rusisë. MB do t’i ofrojë Ukrainës tanke Challenger 2 së bashku me vendet partnere globale – duke demonstruar forcën e mbështetjes për Ukrainën, ndërkombëtarisht”, ka thënë Ministria Britanike e Mbrojtjes.
Siç është raportuar, qeveria britanike miratoi ofrimin për Ukrainën të një kompanie të tankeve kryesore të betejës Challenger 2, duke përfshirë katër që do të dorëzohen menjëherë dhe tetë – më vonë.
Ukrainian tank crews have arrived in the UK to begin training for their continued fight against Russia.
The UK will provide Challenger 2 tanks to Ukraine alongside global partner nations – demonstrating the strength of support for Ukraine, internationally.#StandWithUkraine pic.twitter.com/OLKtllePzN
— Ministry of Defence 🇬🇧 (@DefenceHQ) January 29, 2023
Ndryshe, një total prej 321 tankeve i janë premtuar Ukrainës nga disa vende, ka thënë ditë më parë ambasadori i Ukrainës në Francë.
Duke folur për televizionin francez BFM, Vadym Omelchenko tha se “shumë vende kanë konfirmuar zyrtarisht se do të na dhurojnë tanke. Në total, 321 na janë premtuar”.
“Kushtet e dorëzimit ndryshojnë për çdo rast dhe ne kemi nevojë për këtë ndihmë. Sa më shpejt të dorëzohen, aq më mirë për ne”, shtoi ai.
Omelchenko nuk dha informacione se cilat shtete kanë premtuar tanke për forcat ukrainase.
Ndërkohë, Polonia ka konfirmuar se do të dërgojë 60 tanke të tjera në Ukrainë.
Ndryshe, Gjermania do ta ndihmojë ushtrinë ukrainase me 14 tanke Leopard gjersa SHBA-ja do t’i dërgojë 31 tanke Abrams në Ukrainë. /Telegrafi/