Site icon Telegrafi

Çfarë pritje e jashtëzakonshme, ushtarët amerikanë brohorasin “Kosova, Kosova” – presidentja Osmani publikon videon nga SHBA-të

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, po qëndron për vizitë zyrtare në SHBA.

Ushtria amerikane i ka bërë një pritje madhështore presidentes Osmani, derisa ushtarët dhe kadetët në “West Point”, kanë brohoritur “Kosova, Kosova”, transmeton Telegrafi.

Osmani ka shpërndarë në rrjetet sociale videon kur kadetët dhe ushtarët amerikanë duartrokasin dhe brohorasin “Kosova, Kosova”.

“Kosova, Kosova, Kosova!” Brohoritjet dhe mirëseardhja madhështore nga kadetët dhe ushtarakët amerikanë në West Point”, ka shkruar Osmani sipër videos.

Ndryshe, presidentja Osmani ka udhëtuar të enjten për në New York, ku në kuadër të Javës së Nivelit të Lartë të sesionit të 79-të të Asamblesë së Kombeve të Bashkuara do të zhvillojë takime me liderë botërorë, organizata ndërkombëtare, si dhe aktivitete tjera zyrtare./Telegrafi/

Exit mobile version