“Karvani i lirisë”, projekt i përkrahur financiarisht nga USAID, i cili zbatohet nga Civil – Qendra për liri, do të mbahet në “Menada” nesër nga ora 17 deri në mesnatë, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Muzikantë, këngëtarë, aktorë, piktorë, poetë, artist multimedial si dhe media dhe organizata qytetare dhe qytetar të interesuar, do të tubohen për të kuptuar diçka më tepër për “Karvanin e lirisë”, lokacionet e ngjarjeve të radhës, dhe aktivitetet të cilët duhet të realizohen në tre muajt e ardhshëm.
Të pranishmit do të kenë mundësi të ndjekin filma të shkurtë me tematikë për të drejtat e njeriut. Veç kësaj, artistët lokal dhe liderët e mendimit të lirë, do të bisedojnë për veprat e tyre artistike dhe do të dërgojnë porosi për të drejtat dhe liritë e njeriut.
“Karvani i lirisë” i Civil, do ta shfrytëzojë ndikimin e artit dhe kulturës për ta zgjuar vetëdijen qytetare dhe pjesëmarrjen qytetare në procesin e vendimmarrjes në nivel lokal dhe kombëtare, njoftojnë nga kjo qendër./Telegrafi.