Milani është duke bërë një lëvizje për mesfushorin e Real Madridit, Arda Guler.
Gazetari turk Ekrem Konur raporton se klubi italian është futur në bisedime për 19-vjeçarin.
Gjigantët italianë duan të sigurojnë një huazim me opsion blerjeje të përhershme në verë.
Trajneri i ri i Milanit, Sergio Conceiçao, është i mendimit se Guler do të përshtatej në mënyrë të përkryer në sistemin e tij.
Talenti 19-vjeçar ka një kontratë që zgjat deri në verën e vitit 2029.
Por, Real Madridi nuk dëshiron ta shesë Gulerin, andaj mund të lejojë huazimin e tij deri në fund të këtij sezoni. /Telegrafi/