Site icon Telegrafi

Urime Viti i Ri 2018!

Tashmë kur kemi hyrë në sekondat e parë të vitit 2018, bota u bë vend më i bukur – pikërisht nga buzëqeshjet dhe urimet më të mira që njerëzit ndajnë me njëri-tjetrin.

Ekipi i Telegrafit uron që Viti i Ri 2018 të jetë vit i realizimit të shpresave të vjetra dhe aspiratave të reja. Urojmë që 2018-ta t’i japë forcë secilit për të përballuar sfidat e jetës dhe vullnet për të kapur shanset dhe çdo çast të vlefshëm.

Viti i Ri shënon një fillim të ri. Viti 2017 ishte vit shpresave të thyera dhe i zgjedhjeve. Urojmë që viti që po hyjmë të jetë viti i zgjidhjeve që të këqijat do t’i lë pas; që ditët që po vinë të jenë më të mira për secilin; e hareja e këtyre sekondave të ndërrimit të motmoteve të mos ndalet kurrë…

Urime shqiptarë, kudo që jeni!

Gëzuar! /Telegrafi/

Exit mobile version