Në një atmosferë të ngjeshur me emocione në Palestrën Sportive “Minatori”, mes mijëra tifozëve, këngëtari i njohur i estradës shqiptare, Butrint Imeri, u bë pjesë e festës së titullit të ri kampion të Trepçës.
Në këtë atmosferë elektrizuese të finales së play-offit të Superligës së Kosovës në basketboll, ku Trepça u përball me Golden Eagle Yllin, dhe fitoi në rezultat 67-66, Butrint Imeri, u bë pjesë e festës së titullit të ri kampion të Trepçës
I veshur me fanellën e skuadrës lokale dhe duke u shprehur me entuziazëm nga tribunat, Butrint Imeri ndau me ndjekësit e tij në Instagram një video të momenteve kur bënte tifo nga tribunat.
Këngëtari shkroi në mbishkrimin e videos “Urime Trepça, urime qyteti jem”, duke shprehur krenarinë për suksesin e ekipit të basketbollit nga Mitrovica.
KB Trepça përndryshe i gjithsej ka pesë titujt, në vitin 1993, 2000, 2001, 2012 dhe në edicionin aktual, 2023/2024.
Në këtë sezon e ka fituar edhe Kupën e Kosovës, Superkupën dhe Ligën Unike. /Telegrafi/