Në fundjavë u zhvillua xhiroja e 26-të e Prince Caffe Superligës. Ponte Prizreni shënoi fitore të rëndësishme, duke mundur Rahovecin në garën për një vend në ‘play-off’.
Te prizrenasit më i miri ishte Urim Zenelaj me dyshifror të dyfishtë prej 20 pikëve e 12 kërcimeve, një asistim, një top të vjedhur dhe katër bllokada.
Ai kishte indeksin 32, apo më të lartin e kësaj xhiro, duke u shpallur MVP. Paraqitje të mirë bëri edhe Meriton Ismaili me 20 pikë, gjashtë kërcime dhe dy asistime.
Derbin e kësaj jave e fitoi Peja, që mundi Trepçën në “Minatori”. Te verdhezinjtë u dalluan Brad Waldow me 11 pikë, 20 kërcime dhe dy asistime, si dhe Arti Hajdari me 17 pikë, një kërcim dhe një asistim.
Golden Eagle Ylli regjistroi fitore ndaj Vëllaznimit në udhëtim, ku te therandasit më i miri ishte Chris Harris me 12 pikë dhe 19 kërcime.
Top 5
Urim Zenelaj (Ponte Prizreni) 20 pikë, 12 kërcime, 1 asistime
Brad Waldow (Peja) 11 pikë, 20 kërcime, 2 asistime
Arti Hajdari (Peja) 17 pikë, 1 kërcim, 1 asistim
Meriton Ismaili (Ponte Prizreni) 20 pikë, 6 kërcime, 2 asistime
Chris Harris (Golden Eagle Ylli) 12 pikë, 19 kërcime