Site icon Telegrafi

Urdhërarrest ndërkombëtar për burrin që derdhi filxhanin me kafe të nxehtë mbi djalin 9-muajsh në Australi

Policia australiane po punon me partnerë ndërkombëtarë për të gjetur një shtetas të huaj, 33 vjeç, i cili dyshohet se ka derdhur kafen e nxeht mbi djalin nëntë muajsh.

Burri që dyshohet se derdhi kafe të nxehtë mbi një foshnjë nëntë muajshe, u arratis jashtë shtetit më pak se një ditë para se të identifikohej nga detektivët, thotë policia e Queensland, transmeton Telegrafi.

Është lëshuar një urdhërarrest për një shtetas të huaj 33-vjeçar të akuzuar për sulmin e supozuar në Hanlon Park në Stones Corner më 27 gusht.

Detektivi Paul Dalton nga Njësia e Hetimit për Mbrojtjen e Fëmijëve në qarkun jugor të Brisbane, tha se burri besohet të jetë jashtë shteti pasi u largua me aeroplan nga aeroporti i Sydneyt më 31 gusht.

Dalton theksoi se burri është identifikuar nga policia e Queensland më 1 shtator, vetëm dy orë më vonë.

“Ky është ndoshta një nga hetimet më komplekse dhe ndonjëherë zhgënjyese që më është dashur të përfshihem dhe të drejtoj”, tha ai.

Dalton tha se policisë fillimisht iu dha emri i gabuar për sulmuesin e supozuar.

“Shpejt na u bë e qartë se ky person ishte në dijeni të metodologjive të policisë, sigurisht që po kryente aktivitete kundër vëzhgimit, gjë që e bëri hetimin mjaft kompleks”, shtoi ai.

Djali është në “gjendje shpirtërore të mirë”, njoftoi babai i tij, duke theksuar se mund të ketë ende nevojë për operacione të mëtejshme të transplantit të lëkurës.

Një faqe online për mbledhjen e fondeve për djalin e vogël, deri më tani ka mbledhur më shumë se 150,000 dollarë australianë. /Telegrafi/

 

Exit mobile version