Hapja e urës së Ibrit në Mitrovicë dhe nisja e punimeve në largimin e barrikadës, varët nga angazhimi konstruktiv dhe vullneti i mirë mes palëve të përfshira në proces. Kështu i është thënë agjencisë serbe të lajmeve “Tanjug” nga zyra e BE-së në Kosovë.
Marrëveshja për largimin pengesës në këtë urë, më 25 gusht të vitit të kaluar, ishte arritur një marrëveshje në Bruksel.
Sipas kësaj marrëveshje, parashihej që pengesa të largohej deri në fund të këtij muaji.
“Revitalizimi i Urës së Ibrit, varet nga angazhimi konstruktiv dhe vullneti i mirë i palëve të përfshira në këtë proces. BE është ndërmjetësuese e këtij procesi, në mënyrë që implementimi i asaj që janë marr vesh, të shpije deri te një zgjidhje qëndrueshme”, ka thënë zyra e BE-së në Kosovë, transmeton lajmi.net.
Mirëpo, gjasat që kjo urë të lirohet deri në fund të këtij muaji, nuk janë edhe aq të mëdha.
Përfaqësues serbë në veri të Mitrovicës, nuk janë edhe aq të interesuar që kjo urë të hapet.
Njëri nga ministrat serb në Qeverinë e Kosovës, Lubomir Mariq, ka thënë se serbët janë pro zbatimit të marrëveshjeve të arritura por, sipas tij, aty përfshihet edhe zbatimit i marrëveshjes së Asociacionit të komunave me shumicë serbe.
Por, personi më kompetentë në këtë çështje, kryetari i Mitrovicës së Veriut, Goran Rakiq, e hedh përgjegjësinë diku tjetër, duke tentuar që problemi i urës të mos ketë zgjidhje. Ai ka thënë se largimi i barrikadës është çështje e BE-së.
Ndërsa, të vetmit që janë të interesuar ta largojnë pengesën nga kjo urë, janë shqiptarët. Por mbetët të shihet nëse vullneti i tyre do të shkojë deri në realizim.