Në Universitetin e Tetovës, profesori amerikan Brian Anderson, para studentëve dhe stafit të Fakulteti Juridik mbajti ligjeratë me temë “Sundimi i ligjit në SHBA”, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Ai gjatë kësaj ligjerate u fokusua kryesisht në pjesëmarrjen e vendimmarrjes së qyteterëve, ndarjen e fuqisë, qasjen e tyre në drejtësi, si dhe mbrojtjen dhe sigurinë e qytetarëve.
Sipas profesorit Brian Anderson, SHBA-të i kushtojnë mjaft rëndësi pjesëmarrjes në vendimmarrje, e cila u mundëson qytetarëve të marrin pjesë drejtpërdrejtë në aktivitetet e ekzakutivit, legjislativit dhe vendimmarrjes administrative.
Kurse sa i përket ndarjes së fuqisë, ai tha se bëhet një definim i qartë mes ekzekutivit, legjislativit dhe fuqive juridike./Telegrafi/