Site icon Telegrafi

Unitedi dhe Mourinho do të testojnë Realin me një ofertë për Kroosin

Skuadra e madhe angleze, Manchester United dhe trajneri i tyre Jose Mourinho do të tentojnë transferimin e mesfushorit gjerman të Real Madridit, Toni Kroos.

Djajtë e Kuq kanë dështuar sezonin e kaluar të fitojnë ndonjë trofe dhe drejtuesit e klubit dhe trajneri janë të interesuar në përforcimin e skuadrës.

Pas transferimin të Diego Dolot nga Porto dhe Frad nga Shakhtar Donetsk, Unitedi ka etiketuar edhe emra tjerë për t’i transferuar në Old Trafford.

Sipas gazetës spanjolle AS, ylli gjerman i Real Madridit, Kross është objektiv i skuadrës angleze për afatin kalimtar veror.

Kroos është njëri nga mesfushorët më të mirë në botë viteve të fundit (Getty Images)

Ky medium raporton se trajneri i Unitedit, Mourinho, është gati të testojë Mbtetërit me një ofertë për Kroos.

Trajneri portugez ka diskutuar tashmë me nënkryetarin Ed Woodward për transferimin e gjermanit, pasi Mourinho e sheh ideal si partner të Pogbas.

Mourinho i njeh mjaft mirë aftësitë e Kroosit dhe beson se ai do të ketë ndikim të madh në Old Trafford, duke u bërë lider dhe duke ndihmuar skuadrën të kthehet si gjigant në futbollin evropian.

Megjithatë, drejtuesit e Realit janë të qetë momentalisht dhe nuk duan ta shesin me çmim të ulët pasi Kroos ka kontratë deri në vitin 2022 dhe një klauzolë prej 500 milionë eurosh. /Telegrafi/

Exit mobile version