Manchester United e ka demoluar Readingun në sfidën e zhvilluar në Old Trafford.
Rooney ishte ai që hapi serinë e golave pas një asistimi të Juan Matas në minutën e shtatë.
Me këtë gol, Rooney hyri në histori duke barazuar rekordin e Sir Bobby Charlton për numrin e golave të shënuar. Të dy i kanë nga 249 dhe shumë shpejtë edhe këtë rekord do ta thejë sulmuesi i Djajve të Kuq.
Pas tetë minutave Rooney u gjend në listën e asistuesve, kur i ndihmoi Martialit të shënojë për 2-0.
Në pjesën e dytë Rashford ishte ai që realizoi për 3-0 (75’), para se Marcus Rashford të shënonte për 4-0 në minutën e 79-të.
Me këtë fitore prej 4-0, United kalon në 1/16-tën e finales së FA Cup. /Telegrafi/