Ish mbrojtësi legjendar francez, William Gallas, ka zgjedhur dy qendërmbrojtësit më të mirë në Ligën Premier, duke e harruar Virgil van Dijkun e Liverpoolit.
Duke folur në një intervistë për Genting Casino , ish-lojtari i Chelseat iu pyet se kush është mbrojtësi më i mirë në Ligën Premier.
“Do të flas për dy lojtarë. Do të flas për Thiago Silvan sepse ai gjithmonë e gjen avantazhin. Mendoj se ajo që po bën për Chelsean është e mrekullueshme”.
“Siç e dini, të luash në Ligën Premier nuk është e lehtë. Është shumë fizik. Dhe Thiago Silva është 36 vjeç. Ai është shefi i asaj mbrojtjeje. Ai është i pjekur, ka përvojë. Pra, kjo është arsyeja pse lojtarët si Rudiger dhe Chalobah, kur luajnë pranë Thiago Silvës, ndihen të sigurt. Thiago Silva, me përvojën e tij, merr të gjithë presionin mbi supe”, deklaroi fillimisht Gallas.
Pasi vlerësoi Thiago Silvan e Chelseat, Gallas zgjodhi gjithashtu yllin e Manchester City, Ruben Dias për ta lavdëruar.
“Por gjithashtu, kemi edhe Ruben Dias në Man City. Ai është një mbrojtës shumë i fortë dhe shumë i zhytur në mendime. Ai nuk bën shumë faulle. Në pozicionin e tij, kjo është gjithmonë e mirë. Kështu ai komunikon me ekipin e tij”.
“Ai nuk flet shumë. Ai duket i fortë. Kështu që këta dy lojtarë, për mua, janë mbrojtësit më të mirë në Ligën Premier”, nënvizoi Gallas.
Ruben Dias ka qenë pjesë përbërëse e dominimit të Manchester City në Ligën Premier këtë sezon, ndërsa Thiago Silva gjithashtu ka qenë në formë të mirë për Chelsean.
Gallas i shpërfilli në diskutim dy mbrojtësi Virgil van Dijkun e Liverpoolit dhe Raphael Varanen e Man Utd. /Telegrafi/