Site icon Telegrafi

“Unë nuk e kam tim atë, prandaj u preka” – Erjola debaton me Romeon

Dinamikat në shtëpinë e “Big Brother Vip Albania” sa vinë e ndryshojnë.

Banorët të cilët kanë nisur këtë rrugëtim jo vetëm që kanë filluar të krijojnë aleancat e para, por kanë arritur edhe të kenë ‘territorin’ e tyre dhe të tregojnë se si ata kanë zgjedhur ta luajnë lojën.

Ndërkohë, Romeo dhe Lisi janë përfshirë në një debat që ka ndryshuar dinamikat e shtëpisë.

Foto: Big Brother Vip Albania/YouTube

Banorët kanë reaguar në këtë situatë dhe debatet janë shtuar mes tyre. Erjola ka qenë një nga vajzat e shtëpisë që ka reaguar më së shumti, teksa është shprehur se Romeo ose flirton me vajzat, ose i bën shoqe ato që të mos i kthehen me të keq.

Erjola ka thënë se pika e tij e fortë dhe e dobët është gjinia femërore.

Foto: Big Brother Vip Albania/YouTube

Më tutje ajo vazhdon: “Mendimit tim për banorët e tjerë i kam qëndruar deri në fund. Arsyeja pse kam ndërhyrë, nuk ka qenë për protagonizëm, por sepse jam prekur për pjesën që ata kanë prekur një prind. Unë nuk e kam tim atë, prandaj u preka. Nuk dua që dikush ta fusë një prind në lojë.”

Romeo i është kundërpërgjigjur duke i thënë se po e ngatërron gjithë situatën dhe se po viktimizohet.

Erjola: “Romeo ka dalë me shpatë në dorë, duke thënë se bën një lojë të drejtë. Ajo që ajo bëri me Lisin për mua ishte lojë e pisët. Romeo nga unë ka frikë. Dobësia e tij në këtë shtëpi janë vajzat.”

Kujtojmë që nata e sotme e spektaklit (e shtunë) do të ketë dy eliminime, dhe se në fillim të spektaklit është mbyllur televotimi. /Telegrafi/

Exit mobile version