Kandidati për deputet Faton Abdullahu, njëherësh zëdhënësi i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), është duke garuar për deputet në zgjedhjet e 9 shkurtit me numrin 39.
Fatoni ka të përfunduar magjistraturën në Shkencat Politike në University College London (UCL) në Londër ku edhe jetoi për një kohë të gjatë, ndërsa aktualisht është doktorant në South East European Studies në Universitetin e Evropës Juglindore në Tetovë.
Faton Abdullahu është autor i disa librave dhe punimeve shkencore, si dhe eseist e kolumnist i njohur. Përvoja e tij përfshinë edhe ligjërime në universitete të ndryshme të Kosovës.
Për shumë vite ishte analist i zhvillimeve politike dhe zë aktiv në media duke reflektuar mbi çështje të rëndësishme për shoqërinë dhe zhvillimin e vendit.
Duke u bazuar në përvojën e tij të gjerë akademike, politike dhe sociale ai synon të adresojë nevojat e qytetarëve me përgjegjësi dhe përkushtim të plotë ndërsa, e kaluara e tij është dëshmi se premtimet e tij lehtësisht do të konvertohen në vepra, e veprat e tij do të kenë ndikim në një jetë më të mirë për qytetarët e Kosovës.
Me mbështetjen tuaj Fatoni thotë: “Unë besoj në një të ardhme ku çdo qytetar ka mundësinë të jetojë me dinjitet, të punojë në kushte të mira dhe të kontribuojë në ndërtimin e një shoqërie të drejtë dhe të qëndrueshme. Kandidimi im nuk është thjesht për të fituar zgjedhjet, por për të realizuar një ndryshim të prekshëm dhe të qëndrueshëm për ju, për familjet tuaja dhe për brezat që vijnë. Së bashku, mund ta bëjmë këtë realitet. Unë jam këtu për të dëgjuar, për të vepruar dhe për t’ju shërbyer. Më 9 shkurt kërkoj nga ju ta votoni PDK-në me numër 131 dhe mua Faton Abdullahu me numër 39. Ju ftoj të votoni për një të ardhme ku të gjithë do të jemi MaMirë”. /Telegrafi/