Site icon Telegrafi

UNDP dhe Dragashi stimulojnë krijimin e vendeve të punës

Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim dhe komuna e Dragashit do të nënshkruajnë sot një marrëveshje komunale për bashkë-financim për të ndihmuar banorët e këtushëm t’i përmirësojnë fermat dhe ndërmarrjet e tyre të vogla.

Kryetari i komunës së Dragashit, Salim Jenuzi, koordinatorja e programit të UNDP-së, Valbona Bogujevci dhe kreu i administratës së Zyrës Koordinuese për Bashkëpunim Teknik në ambasadën e Austrisë në Kosovë, Arsim Aziri, do të marrin pjesë në këtë ngjarje që do të zyrtarizojë ndihmën për të stimuluar krijimin e vendeve të reja të punës në komunën e Dragashit, si dhe do t’u mundësojë familjeve vendase të gjenerojnë më shumë të ardhura.

Sipas një njoftimi nga UNDP, marrëveshja për bashkë-financim është pjesë e Paktit të Punësimit Territorial të projektit InTerDev, që financohet nga Bashkëpunimi i Austrisë për Zhvillim (ADA) dhe i implementuar nga UNDP-ja.

Exit mobile version