Site icon Telegrafi

Unaza iu zhduket në borë gjatë sesionit fotografik të fejesës, ja reagimi i çiftit

Sesioni fotografik i fejesës së një çifti nga Kalifornia mori një kthesë për keq kur unaza e tyre u zhduk në borë.

Kim Zaw, 33 vjeç dhe Phil Mui, 34 vjeç, po bënin fotot e fejesës në Park City në Utah kur fotografja Sabrina Boehlke vuri re se unaza mungonte në gishtin e Zaw, përcjell Telegrafi.

“Dhjetë minuta pas gjirimit, ne humbasim unazën”, tha Mui.

Çifti, fotografi i tyre dhe një sërë kalimtarësh e kërkuan unazën për dy orë.

Në fund ishte Mui ai që vuri re unazën që shkëlqente në borë. /Telegrafi/

Exit mobile version