Site icon Telegrafi

Ukrainasit zhvillojnë raketën me rreze të gjatë veprimi, publikohen pamjet e kësaj rakete nga një aeroplan luftarak

Një video e postuar gjatë fundjavës së kaluar në disa kanale jozyrtare në Telegram nga forcat ajrore ukrainase, shfaq një aeroplan luftarak i tipit Su-24 i ushtrisë ukrainase që mbante në krah atë që dukej si raketa e re e prodhuar nga vetë ukrainasit me rreze të gjatë veprimi.

Në këtë postim thuhet se Su-24 me numrin White 09 i përket brigadës së 7-të të ushtrisë ukrainase, dhe se videoja është realizuar nga një aeroplan tjetër luftarak Su-27 UB, transmeton Telegrafi.

Bëhet fjalë për një raketë tejet precize që është vepër e inxhinierisë ukrainase, që ka një motor e cila i jep një rreze relativisht të madhe.

Raketa është e pajisur me sistemin GPS që i mundëson të kryej goditje direkte dhe të shënjestroj me lehtësi objektivat.

Në anën tjetër ukrainasit së fundmi prezantuan edhe dronin Palyanytsya, që do të ndihmojë ushtarët në vijën e parë të frontit. /Telegrafi/

 

Exit mobile version