Janë duke u bërë një vit nga fillimi i pushtimit rus në Ukrainë, ndërsa lufta në këtë vend në veçanti në lindje nuk është as afër fundit.
Pjesëtarët e ushtrisë ukrainase pretendojnë se 24 orët e fundit, ishin më vdekjeprurëse për forcat pushtuese ruse, transmeton Telegrafi.
Sipas tyre, janë vrarë 1.030 ushtarë rusë, kështu që numri i përgjithshëm i ushtarëve rusë të vrarë ka shkuar në 133.190.
Kjo shifër, sipas tyre paraqitjet humbjet më të mëdha të ushtrisë ruse që nga fillimi i luftës në Ukrainë, raporton Guardian.
Rusia gjithashtu ka njoftuar se ka “eliminuar” një numër të madh të ushtarë ukrainasve gjatë javëve të fundit, duke pretenduar se bëhet fjalë për 6.500 ushtarë ukrainas të vrarë gjatë janarit.
Në anën tjetër, luftimet në lindje të Ukrainës po vazhdojnë dhe beteja që po konsiderohet si më e përgjakshmja – ajo e Bakhmutit, e cila nuk ka të ndalur. /Telegrafi/