Mbulimi i internetit në Ukrainë është prekur nga pushtimi rus, me probleme të lidhjes të raportuara në jug dhe lindje të vendit.
Reuters raporton se ka frikë se ndërprerjet mund të pengojnë grupet e mbrojtjes civile të krijuara për të mbrojtur qytetet e tyre.
Probleme me sinjalin janë parë edhe në kryeqytet, Kiev, raporton theguardian.
Një sulm i supozuar për spiunazh kibernetik bjellorus kishte në shënjestër llogaritë personale të postës elektronike që i përkisnin forcave të Kievit.
Ekipi i Ukrainas për Reagim ndaj Emergjencave Kompjuterike tha se hakerët po synonin jo vetëm ukrainasit, por edhe polakët dhe bjellorusët, si dhe disa organizata mediatike bjelloruse. /Telegrafi/