Pamjet e shpërndara nga ekspertja e sigurisë në Ukrainë, Maria Avdeeva, tregojnë klientët që përdorin blicin e telefonave për të rregulluar flokët në një dyqan berberi.
Rrjeti energjetik i Ukrainës dhe infrastruktura tjetër kritike janë goditur nga sulmet ruse, duke shkaktuar ndërprerje të energjisë elektrike dhe duke lënë miliona pa ngrohje, energji apo ujë, ndërsa temperaturat bien, transmeton Telegrafi.
Zyrtarët vlerësojnë se rreth 50 për qind e objekteve energjetike të Ukrainës janë dëmtuar në sulmet e fundit.
Instead of being desperate and helpless, Ukrainians become even more creative. In this barber shop customers get their hair done by the flashlights from iPhones. pic.twitter.com/efJscvZYCY
— Maria Avdeeva (@maria_avdv) November 24, 2022
Më herët, ministrja e jashtme franceze Catherine Colonna tha se vendi i saj do të dërgojë 100 gjeneratorë me fuqi të lartë në Ukrainë për të ndihmuar njerëzit të kalojnë muajt e ardhshëm.
Ajo tha se Rusia po “armatizon” dimrin dhe po e zhyt popullsinë civile të Ukrainës në vështirësi. /Telegrafi/