Ukraina në përditësimin e fundit ka thënë se ka vrarë 131,290 ushtarë rusë që kur filloi konflikti më 24 shkurt të vitit të kaluar.
Vendi gjithashtu thotë se i ka shkaktuar humbje ushtrisë ruse duke ia shkatërruar tanimë 3,220 tanke, 6,405 mjete luftarake të blinduara, 2,226 artileri, 460 sisteme të shumta raketore lëshimi dhe pajisje të tjera, transmeton Telegrafi.
Përditësimet e fundit u bënë të ditura nga Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës përmes llogarisë së tyre në Twitter.
“Winning – that’s the most important to me. It’s as simple as that.”
Cristiano Ronaldo @CristianoTotal combat losses of the enemy from Feb 24 to Feb 5: pic.twitter.com/s8sKpGKweQ
— Defense of Ukraine (@DefenceU) February 5, 2023
Më 24 shkurt bëhet 1 vit që kur Rusia nisi pushtimin e Ukrainës.
Ndryshe, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka thënë se trupat e tij po përballen me luftime të ashpra në Bakhmut, Vuhledar dhe Lyman në lindje të Ukrainës. /Telegrafi/