Qeveria e Ukrainës ka thënë se planifikon të shesë bono që nga sot për të paguar forcat e saj të armatosura, ndërsa ato mbrojnë vendin nga pushtimi rus.
Në një postim në Twitter, Ministria e Financave e Ukrainës tha se çdo obligacion njëvjeçar do të kishte një vlerë nominale prej 1,000 hryvnia ukrainase (33,27 dollarë) dhe norma e interesit e ofruar investitorëve do të “përcaktohej në ankand”.
“Të ardhurat nga obligacionet do të përdoren për të plotësuar nevojat e Forcave të Armatosura të Ukrainës”.
In the time of military aggression of the Russian Federation, the Ministry of Finance offers citizens, businesses and foreign investors to support the budget of Ukraine by investing in military government bonds. pic.twitter.com/7P7AkxmTaD
— MinFin UA (@ua_minfin) February 28, 2022
Një hap i tillë vjen derisa Ukraina ka hyrë në ditën e gjashtë të një agresioni rus, në orët e para të së cilës mësohet se gjatë natës është nisur një sulm në qytetin jugor Kherson.
Në anën tjetër, të paktën nëntë persona janë vrarë dhe 37 janë plagosur pasi forcat ruse kanë lëshuar sulme të shumta me raketa në qytetin lindor të Ukrainës, Kharkiv, në atë që duket se shënon një ndryshim në taktikat e Moskës ndaj bombardimeve të zonave civile. /Telegrafi/