Forcat e Armatosura të Ukrainës kanë shkatërruar një tank rus të tipit T-80, bazuar në pamjet e publikuara në Twitter.
Ukraina shkatërroi këtë tank me një predhë që e hodhi përmes dronit, transmeton Telegrafi.
Ukrainian drone destroying a russian T-80 tank pic.twitter.com/6bPYDgfFi6
— Mr. Parrot ™ ?? (@parrot_soldier) June 6, 2023
Nuk dihet se në cilën zonë janë xhiruar pamjet, por luftimet të ashpra po vazhdojnë në qytetin Bakhmut ku Ukraina mund të nisë kundërofensivën e saj.
Autoritetet ukrainase thanë së fundmi se kishin bërë avancime përreth Bakhmutit, nga ku Rusia ditë më parë pati thënë se kishte fituar kontrollin e plotë të qytetit. /Telegrafi/