Site icon Telegrafi

Ukraina ka arritur ‘shumë’ në ofensivën në rajonin Kursk të Rusisë, thotë shefi i NATO-s

Ukraina ka arritur “shumë” me inkursionin e saj në Kursk të Rusisë, sipas sekretarit të përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg.

Dhe pretendimi i tij bie ndesh me atë të Vladimir Putin, i cili këtë mëngjes tha se pushtimi kishte dështuar, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Duke folur në një forum në Rusinë lindore, Putin tha se ai ishte krijuar për të penguar përparimin e Moskës në rajonin lindor të Ukrainës Donbas, por kishte arritur vetëm të dobësonte mbrojtjen e Kievit.

Megjithatë, Stoltenberg u ka thënë gazetarëve gjatë një vizite në Oslo se pushtimi i Ukrainës ka qenë një arritje.

Por ai shtoi se është e vështirë të thuhet se si do të zhvillohet situata në vijim.

“Vetëm ukrainasit mund të bëjnë zgjedhjet e vështira që nevojiten, si ku të vendosin forcat e tyre dhe çfarë lloj lufte është e përshtatshme në këtë situatë”, citohet të ketë thënë Stoltenberg.

Kujtojmë se sulmi erdhi në një fazë kritike, potencialisht thelbësore të luftës.

Dhe Ukraina po pret të shohë nëse ia vlente veprimi i saj i papritur për të pushtuar rajonin kufitar të Kurskut të Rusisë. /Telegrafi/

Exit mobile version