Një zyrtar i lartë ukrainas e ka hedhur poshtë propozimin e presidentit rus, Vladimir Putin për armëpushim 36 orësh.
Mykhailo Podolyak shkroi në rrjetet sociale se një “armëpushim i përkohshëm” do të ishte i mundur vetëm kur Rusia të largohej nga territori që ka pushtuar në Ukrainë.
“Federata Ruse duhet të largohet nga territoret e pushtuara – vetëm atëherë do të ketë një “armëpushim të përkohshëm”, tha ai.
First. Ukraine doesn't attack foreign territory & doesn't kill civilians. As RF does. Ukraine destroys only members of the occupation army on its territory…
Second. RF must leave the occupied territories – only then will it have a "temporary truce". Keep hypocrisy to yourself.— Михайло Подоляк (@Podolyak_M) January 5, 2023
“Mbani për vete hipokrizinë tuaj”, shkroi këshilltari presidencial në llogarinë personale në Twitter.
I pari i shtetit rus, Putin ka urdhëruar ministrin e Mbrojtjes të ndal sulmet gjatë 36 orëve të ardhshme në mënyrë që të kalojnë në paqe Krishtlindjet Ortodokse.
Ndryshe, Rusia ka nisur pushtimin e pajustifikueshëm të shtetit ukrainas më 24 shkurt duke shkaktuar viktima dhe dëme material. /Telegrafi/