Site icon Telegrafi

Ukraina fillon rotacionin e trupave që kanë shërbyer për një kohë të gjatë

Ukraina ka filluar të bëjë rotacion me trupat që kanë shërbyer në vijën e frontit “për një kohë të gjatë”.

Kështu tha komandanti i lartë ushtarak ukrainas, Oleksandr Syrskyi dhe ka dhënë disa detaje rreth luftës me Rusinë.

Komandanti i përgjithshëm i forcave të armatosura deklaroi se kjo do të “stabilizonte situatën” dhe do të kishte një efekt pozitiv në gjendjen morale dhe psikologjike të trupave, raporton skynews.

Lexo po ashtu Sulme të ashpra në qytetet ruse, brigadat vullnetare që luftojnë përkrah ukrainasve ia mësyjnë pozicioneve të ushtarëve të Putinit

Duke raportuar për situatën mbrojtëse në Zaporizhzhia, Syrskyi tha se sulmet ruse po vazhdonin “pa shumë sukses” dhe trupat ukrainase po arrinin të mbanin pozicionet e tyre.

Pavarësisht “situatës së vështirë” në fushën e betejës, ai pohoi se “kemi arritur të fillojmë procesin e rotacionit dhe zëvendësimit të njësive që kanë kryer detyra luftarake në front për një kohë të gjatë”.

Ndryshe, Rusia ka nisur pushtimin e shtetit ukrainas më 24 shkurt të vitit 2022 duke shkaktuar mijëra viktima dhe dëme të shumta materiale. /Telegrafi/

Exit mobile version