Site icon Telegrafi

Ukë e Teutë Rugova i prijnë listës së delegatëve të Nëndegës “Velania 1”

Në mesin e 13 delegatëve sa ka deleguar kjo nëndegë në Kuvendin e Degës, janë edhe dy fëmijët e Presidentit Historik, Dr. Ibrahim Rugova, Ukë e Teutë Rugova, që edhe i prijnë listës.

Përshtypje të tillë pati edhe kryetari i Degës, Arsim Janova, i cili u shpreh tejet i kënaqur me procesin zgjedhor në nëndegët e kësaj dege, e sidomos që ky proces po përmbyllet me nëndegën në të cilën edhe i vuri hapat e parë Presidenti Historik i Kosovës dhe LDK-së, Dr. Ibrahim Rugova.

Ai ka theksuar se është shumë i kënaqur që në mesin e 83 delegatëve prezent, janë edhe dy fëmijët e Presidentit Historik, Dr. Ibrahim Rugova, Ukë e Teutë Rugova, të cilët, siç ka thënë Janova, po e vazhdojnë rrugën të cilën e trasoi babi i tyre.

“Jam i kënaqur edhe me kuvendet zgjedhore në tetë (8) nëndegët e tjera, ku spikat mosha e re, gjinia femërore dhe përgatitja e tyre superior”, ka thënë Janova.

Po ashtu, i kënaqur me këtë Kuvend ishte edhe kryetari i deritashëm, Dritan Rukiqi, i cili shprehu kënaqësinë e veçantë që pjesë e këtij procesi zgjedhor, janë edhe Ukë e Teutë Rugova.

Kuvendin me një fjalë e përshëndeti edhe deputetja më e votuar e Parlamentit të Kosovës, Vjosa Osmani.

Zgjedhjet në nëntë (9) nëndegë sa ka kjo degë, kanë filluar me 28 mars të këtij viti dhe kanë përfunduar sot. Gjithsej delegatë për Kuvend të Degës janë zgjedhur 101 delegatë.
 

Exit mobile version