Në qytetin japonez të Takikawa, dy “Ujqër përbindësh” janë vendosur strategjikisht në disa vende.
Këta janë robotë dhe janë vendosur për të trembur arinjtë që janë një rrezik për banorët e këtij qyteti, transmeton Telegrafi.
Sipas mediave lokale në ishullin Hokkaido, arinjtë mund të shihen gjithnjë e më shpesh pranë qyteteve dhe fshatrave dhe disa dhjetëra sulme janë regjistruar tashmë, dy prej të cilave ishin fatale.
Hokkaido city deploys 'monster wolf' robot to scare bears away from residential areas https://t.co/p6jCEGOEv2
— The Mainichi (Japan Daily News) (@themainichi) November 5, 2020
‘Ujqërit’ gjigantë robotë (fjalë për fjalë quhen ‘Ujku përbindësh’, i bërë nga Ohta Seiki) duken kryesisht si kafshë të vërteta, vetëm se ata janë, natyrisht, shumë më të mëdhenj dhe kanë sy të kuq të ndezur.
Nëse vëren lëvizjen në mjedis, ky robot lëshon një tingull që i ngjan ulëritjes së një ujku të vërtetë. /Telegrafi/
probably the best weird news story go pun on this i bear 🐻 you
Japan uses robot wolves to scare bears https://t.co/JXvb1Ss0oY
— #ukpunoff (@ukpunoff) November 12, 2020