Korporata Rugove ka konfirmuar zyrtarisht arritjen e marrëveshjes së sponsorizimit me Federata e Sportit Shkollor të Republikës së Kosovës.
Uji Rugove po vazhdon të prek në çdo vend ku ka sport, por edhe aktivitete të ndryshme rinore dhe kulturore.
Pas shumë marrëveshjeve me klube dhe institucione të ndryshme, Korporata Rugove ka nënshkruar marrëveshje edhe me Federatën e Sportit Shkollor të Republikës së Kosovës, ku Uji Rugove bëhet uji zyrtar i të gjitha aktiviteteve.
Është vet faqja zyrtare e Korporata Rugove, e cila ka konfirmuar marrëveshjen me anë të një postimi në Facebook.
Postimi pa ndërhyrje i Korporata Rugove
Jemi krenarë të shpallim nënshkrimin e marrëveshjes së sponsorizimit mes Korporatës Rugove dhe Federata e Sportit Shkollor të Republikës së Kosovës!
Me këtë bashkëpunim të frytshëm, Uji Rugove bëhet uji zyrtar i të gjitha aktiviteteve të Federatës së Sportit Shkollor në gjithë Kosovën.
Federata e Sportit Shkollor është një ndër federatat kryesore dhe më kredibile të Republikës së Kosovës, që udhëheq me autoritetin e vet organizimin e garave sportive në sistemin parauniversitar.
Me një sistem shumë të mirë organizativ dhe të rrjetëzuar nëpërmjet shoqatave të pedagogëve të edukatës fizike në të gjithë territorin e Kosovës, Federata siguron një organizim të shkëlqyeshëm dhe përfshirjen maksimale të nxënësve të të gjitha shkollave.
Federata e Sportit Shkollor ka disa aktivitete të listuara në kategori të ndryshme, duke përfshirë aktivitete të rregullta dhe programe shtetërore, që synojnë promovimin dhe nxitjen e aktivitetit sportiv në mes nxënësve të shkollave të Kosovës.
Vetëm vitin e kaluar, numri i pjesëmarrësve në aktivitetet e rregullta, ka shkuar deri në shifrën impresionuese prej 65,000.00 fëmijësh, e këtë vit pritet të rritet edhe më shumë falë programeve “Sport në Shkolla” dhe “Drejt Malit”
Marrëveshja është nenshkruar nga Drejtori i Marketingut i Korporatës Rugove, Dëfrim Puka dhe Kryetari i Federatës së Sportit Shkollor, Adrian Telaku
Bashkë do të shkojmë përpara në mbështetje të talenteve të rinj dhe aktiviteteve sportive në shkolla!
/Telegrafi/