UEFA përmes një njoftimi zyrtar ka bërë me dije se ka ndodhur një gabim i madh i gjyqtarëve në Euro 2024 që do të mund të kishte ndryshuar rrjedhën e turneut.
Kanë kaluar tashmë dy muaj që prej se përfundoi Kampionati Evropian 2024, aty ku në fund Spanja arriti të shpallet kampion duke mposhtur Anglinë në finale.
Kjo garë ishte një zhgënjim i madh për tifozët e Anglisë, pasi kjo ishte humbja e dytë radhazi në një finale të Kampionatit Evropian, pasi më herët ishin mposhtur nga Italia në Euro 2020.
Por tani, UEFA ka zbuluar se është bërë një gabim i madh nga një gjyqtar gjatë Euro 2024 aty ku në rast se do të merrej vendimi i duhur, do të mund të kishte ndryshuar tërë rrjedhën e garës.
Përmes një njoftimi, Komiteti i Gjyqtarëve të UEFA-s ka konfirmuar se Gjermania do të duhej të kishte marrë një penallti në çerekfinale ndaj Spanjës.
“Në përputhje me udhëzimet e fundit të UEFA-s, kontakti dorë me top që ndalon një goditje të shkojë në portë duhet të ndëshkohet, përveç nëse krahu i lojtarit është shumë afër trupit ose në kontakt me trupin”.
“Në këtë rast (Cucurella), mbrojtësi ndal goditjen që të shkojë në portë më krahun e tij, që nuk është shumë afër trupit, duke e bërë veten më të madh, kështu që një penallti duhej të ishte dhuruar”, thuhej në deklaratën e UEFA-s.
Sikur Gjermanisë t’i dhurohej dhe ta shënonte penalltinë, ka shumë mundësi që ata do ta kishin fituar ndeshjen dhe më pas do të kalonin në gjysmëfinale aty ku do të takoheshin me Francën./Telegrafi/